Flash News

KRYESORE

E veshur me të zeza, Spiropali zbulon identitetin e familjes së vajzës së dhunuar në Kavajë

E veshur me të zeza, Spiropali zbulon identitetin e familjes së

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pas reagimit për rastin e abuzimit të së miturës 13-vjeçare nga Kavaja nga 7 nxënës, ku u shpreh raste të tilla bëhen filma, ka zbritur në terren për të takuar familjen.

Duke mos u marrë me problemin por me kanalin i cili u ndoq për të publikuar këtë ngjarje tronditëse për të gjithë opinionin publik, Spiropali ka bërë gabimin e radhës duke publikuar familjarët e vajzës.

Ndonëse media kësaj radhe është treguar vërtetë e kujdesshme për të mos zbuluar në asnjë moment identitetin e vajzës dhe të familjarëve të saj, zëdhënësja e qeverisë nuk ka ngurruar aspak të publikojë me zë e figurë të atin dhe familjarët e tjerë të vajzës së abuzuar.

Spiropali e veshur me të zeza është shprehur se dëshiron të ndihmojë në këtë situatë vajzën, si një porosi nga kryeministri.

Videon e ka postuar vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, në profilin e tij në 'Facebook' me mbishkrimin: "Ata ndjehen të pambrojtur nga agresioni publik i politikës e medias dhe luten për respektimin e privatësisë së vajzës."

Dhe përkundër të gjitha akuzave që i bëhen medias duke iu referuar si "kazan", ky "kazan mediatik" u kujdes fort që në asnjë moment të mos zbulohej asnjë e dhënë për identitetin të miturës dhe as familjes së saj.

Abuzimi në Kavajë, Avokati i Popullit u tërheq vëmendjen gazetarëve

Të fundit