Flash News

KRYESORE

“E vetmja mënyrë të shtyhen zgjedhjet...”, zbardhen mesazhet në WhatsApp të Ramës dhe ambasadorit Soreca

“E vetmja mënyrë të shtyhen zgjedhjet...”, zbardhen

Shpesh, diplomatët e huaj në vendin tonë janë përfolur dhe përballur me akuza si të përfshirë në prapaskenat e krizave politike.

Dje, ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, “aksidentalisht” i janë bërë publike disa mesazhe private dhe komunikimi jo publik me kryeministrin Edi Rama, publikuar nga ABC news.

Në një dalje publike bashkë me shefin e qeverisë pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, ku Komisioni Evropian rekomandoi edhe këtë vit hapjen e negociatave, Sorecës “i dalin në shesh” disa biseda private në WhatsApp me Ramën, ku diskutojnë për kreun e PD, Lulzim Basha, aleatin e këtij të fundit, kreun e PR, Fatmir Mediu, si dhe ku flitet për shtyrje të zgjedhjeve me 6 muaj.

“Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”, thuhet në pjesën e parë të mesazhit dërguar nga Rama.

“Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetutë…”, shkruan sërish Rama ambasadorit Soreca.

Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht: “Çmenduri”.

“E pe?” – ia kthen Rama?

“Po, e pabesueshme” – përgjigjet ambasadori i BE-së.

Të fundit