Flash News

KRYESORE

“E vetmja rrugë është lufta”, aktori Arben Derhemi paralajmëron Ramën: Mos të gënjejë mendja se je dikushi

“E vetmja rrugë është lufta”, aktori Arben Derhemi

Artistët kanë protestuar sërish kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si një akt mjaft të rëndë ndaj historisë dhe kulturës shqiptare.

Aktori Arben Derhemi në fjalën e tij ka shpëthyer kundër kryeministrit Rama. Duke e paralajmëruar se godina e Teatrit Kombëtar do të mbrohet me çdo çmim.

“Jemi shumë të butë, nuk ka më vend për të qenë kaq të butë, duhet të marrim në dorë fatin e Teatrit. O kryeministër që të gënjen mendja se je dikushi, as mos të shkojë mendja se mund ta shembësh, vetëm nëse shkel mbi trupat tanë. E vetmja rrugë është lufta. Le ta mbrojmë historinë me të gjitha mjetet, i lutem shumë popullit të Tiranës, të vijnë dhe të na mbështesë”, tha ndër të tjera Arben Derhemi.

Më herët, edhe Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi shprehën rezervat e tyre me sjelljen e Ramës dhe të Veliajt.

Artistët protestë në orët e vona: Rama na përbuz; Veliaj ‘lojë të pistë’ së bashku me firmën ‘Fusha’

Të fundit