Flash News

KRYESORE

E vlerësuan me dëshmi kualifikimi, mësuesi ironizon Ramën: Falënderoj Partinë edhe për rritjen e rrogës me 500 lekë

Namir Lapardhaja është vlerësuar nga ministria e Arsimit me kategorinë mësues i kualifikuar. Dëshminë në fjalë, Lapardhaja e ka publikuar edhe në rrjetin social Facebook duke ironizuar dizajnin e saj.

“Falënderoj Partinë që këtë dëshmi e ka dizenjuar dhe përgatitur me një kujdes të jashtëzakonshëm si ajo, nëna Parti, pra, e ka për zakon ndaj bijëve dhe bijave të saj”, shkruan Lapradhaja.

Reagimin e tij, Lapardhaja e mbyll duke e cilësuar veten me ironi si ‘Proletar i pabindur deri më dje, por që do ndryshojë në të ardhmen, sidomos pas rritjes së rrogës me 500 lekë’.

Postimi i plotë i Namir Lapardhasë

Falënderoj Partinë që këtë dëshmi e ka dizenjuar dhe përgatitur me një kujdes të jashtëzakonshëm si ajo, nëna Parti, pra, e ka për zakon ndaj bijëve dhe bijave të saj.

Falë Partisë, ne, populli i pabindur dhe i pamarrë vesh (se helbete, popull jemi), kemi ecur në rrugën e ndritur të mësimeve të shokut Enver, të baballarëve të marksizëm-leninizmit, duke demaskuar çdo prirje revizioniste dhe perëndimore.

Meqenëse parimet e shokut Edvin thonë më mirë djepi bosh se shejtani brenda, edhe unë për të zbuar shejtanin brenda vetes, nxorra "djepin" në facebook. Se helbete, siç thotë populli ynë pellazgo-ilir, punë ka me bollëk (yyyyy... ç'a fjale), por s'ka specialistë. 😉😉😁

Faleminderit, nëna Parti.

Nga një Proletar i pabindur deri më dje, por që do ndryshojë në të ardhmen, sidomos pas rritjes së rrogës me 500 lekë (të reja).

Të fundit