Flash News

KRYESORE

E vodhën në aeroport, Bebe Rexha bën kërkesën për fansat e saj

Bebe Rexha është thuajse tërë kohës në udhëtime për shkak të karrierës saj muzikore dhe duke qenë se bën një jetesë të shtrenjtë, objektet e saj me vlerë mund të jenë dhe 'shënjestra' e "hajdutëve" të aeroportit. Nëpërmjet një postimin në Twitter, Bebe Rexha ka treguar se i kanë vjedhur varësen e saj të çmuar. Varësja mbante emrin "Bebe" dhe këngëtarja me origjinë shqiptare e mbante kudo me vete. “Më është thyer zemra. Dikush në aeroport më vodhi gjerdanin Bebe”, shkruan Bebe në postimin e saj. Ndërkohë në postimin e dytë, këngëtarja shkruan: “Nëse dikush e sheh teksa del në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini."

Të fundit