Flash News

KRYESORE

E vogla e familjes Carter xheloze për binjakët, Beyonce dhe Jay-Z kanë menduar zgjidhjen

E vogla e familjes Carter xheloze për binjakët, Beyonce dhe Jay-Z

Blue Ivy është e vogla e familjes Carter dhe sigurisht që është nga ato vajzat e përkëdhelura që vëmendja nuk i ka munguar asnjëherë. Tani që në jetë po vijnë dhe vëllai me motren e saj Blue Ivy mesa duket po bëhet xheloze dhe prinderit po kujdesen që ajo most a ndjej këtë gjë.

Vajza e vetme e shtëpisë do të jetë e pranishme në sallën e lindjes në maternitet, për t’u bërë pjesë e ‘momentit magjik familjar’, por sigurisht që duhet trajtuar me vëmendje të veçantë, duke qenë se ‘një padrejtësi po bëhet kundër saj.

“Janë të shqetësuar se vajza mund të ndihet e lënë pas dore kur të vijnë në jetë binjakët, ndaj po sigurohen që ajo të ndiqet e përfshirë në çdo hap,” shkruan Daily Star. Dhe e vetmja mënyrë që kjo mund të realizohet, është nëse Blue Ivy shndërrohet në një infermiere të vërtetë, veshur me një kostum të personalizuar nga Givenchy, vlera e të cilit shkon rreth 1 mijë dollarë

Të fundit