Flash News

KRYESORE

'E vogla e LSI' për Tahirin: Njeri që sajon foltore rrugëve të Tiranës e Paskuqanit

'E vogla e LSI' për Tahirin: Njeri që sajon foltore

Kejdi Mehmeti është më e reja e parlamentit, por replikat i ka shpuzë, dhe nuk ua përton as të mëdhenjve të politikës. Sot ajo është përfshirë në  një debat 'indirekt' me ish-ministrin e Brendshëm, i cili si kryetar i PS për Tianën, ka nisur fushatën.

“Po dëgjoja sot njerëz që sajojnë foltore rrugëve të Tiranës e Paskuqanit, se e vuajnë shumë mungesën e foltores në parlament, të thoshin se do të respektonin të drejtën sovrane të popullit për të zgjedhur, habitem si nuk ndjejnë ndopak pendesë që sovrani po bën zgjedhje të parakohshme pikërisht se oferta e mëparshme kishte qenë krimi dhe dhuna. Sot pra të mos bëhemi arrogantë, e as hipokritë, të ulemi me këmbë në tokë e të mendojmë ç’po bëjmë e ç’do bëjmë për shqiptarët e mbi të gjitha për fëmijët tanë”, tha Mehmetaj.

Mehmetaj, ka përgëzuar edhe miratimin e një propozimi të mëhershëm të LSI, nëpërmjet ish-ministrit Manjani për përfshirjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit.

Dje, gjatë një takimi elektoral në Paskuqan, Tahiri sulmoi LSI-në duke thënë se për ca vota më shumë dalin në lajme dhe shajnë.

Të fundit