Flash News

KRYESORE

E vranë dhe groposën në mal, zbardhet dëshmia e Faik Bucit: Eshtrat s'i përkasin vajzës time! Eglantina është gjallë dhe është prostitutë

E vranë dhe groposën në mal, zbardhet dëshmia e Faik Bucit:

Zbardhet dëshmia e Faik Bucit, babait që akuzohet se së bashku me të birin, Shkëlzen Bucin, ka vrarë vajzën e tij, Eglantina Bucin. E reja u ekzekutua në vitin 2012 nga i vëllai i saj për ‘çështje nderi’, pasi nuk pyeti për bashkjetesën e saj me një djalë.

Mësohet se, trupi i saj u varros në “Malin me gropa”,  ndërkaq organizatori i të gjithë kësaj ishte babai i saj Faik Buci.

Mirëpo, në dëshminë e tij në polici, Buci ka surprizuar me deklaratën e tij kur shprehet se vajza e tij është gjallë por e trafikuar, dhe se eshtrat e gjetura në mal nuk janë të saj.

Ai thekson se vajzën e ka mohuar si fëmijë, por edhe sot po t’i dalë përpara e vret.

“Eshtrat në Malin  me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë, është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë përpara e vras”, ka thënë babai para policisë.

Po ashtu, mësohet se disa javë para vrasjes në 2012, Faik Buci ka tentuar hapur ta vrasë vajzën e tij në zonën e Shkollës se Bashkuar ku e ka ndjekur me pistoletë në dorë mes pallateve, por vajza e ka pikasur dhe ka mundur të fshihet.

Ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë. Kjo histori kishte sjellë edhe ftohjen e marrëdhënieve mes tyre. Eglantina ishte larguar nga shtëpia dhe nuk fliste me ta. Faiku si dhe vëllai i saj Shkëlzeni, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares, pas 8 vitesh ndodhen në burg.

Të fundit