Flash News

KRYESORE

E vranë për një karikues telefoni, i riu djali i vetëm i rekordmenit shqiptar

E vranë për një karikues telefoni, i riu djali i vetëm i

22-vjeçari Marvi Mihali i cili mbeti i vdekur pas një sherri me thika për një karikues telefoni pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë është djali i vetëm i familjes Mihali.

Mësohet se i riu është djali i rekordmeit të njohur shqiptar Pavllo Mihali i cili në vitin 1983 ka thyer rekordin kombëtar të kërcimit me shkop.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë k 22-vjeçari fillimisht u konfliktua me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia arrestoi edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

Të fundit