Flash News

KRYESORE

E vrau bashkëshorti në sy të djalit 17-vjeçar, vëllai i të ndjerës: Kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin? Më vjen të pëllcas

Tragjike qe ngjarja e ndodhur të dielën e kaluar në Piacenza të Italisë. Bashkëshorti Xhevdet Mehmeti qëlloi me thikë duke i marrë jetën bashkëshortes Elca Tereziu në sy të djalit 17 vjeçar.

Vëllai i të ndjerës i ka bërë një dedikim publik, ku mes dhimbjes i siguron të motrës që do të kujdeset për dy djemtë e saj.

Reagimi i vëllait:

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin. Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj! I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.

 

Të fundit