Flash News

KRYESORE

E zë orteku në Brezovicë, vdes zv/ministri i Diasporës

E zë orteku në Brezovicë, vdes zv/ministri i Diasporës

Arian Daci ka ndërruar jetë pasi e ka zënë orteku i borën në Brezovicë, raporton Insajderi. Ai ishte zëvendësministër i Diasporës, dhe djali i akademikut Nexhat Daci.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, në një deklartaë publike u shpreh: “Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë pistës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Të fundit