Flash News

KRYESORE

E zëvendësoi te ‘Jo vetëm modë’, Floriana Garo nuk i dërgon asnjë mesazh urimi moderatores së re

E zëvendësoi te ‘Jo vetëm modë’, Floriana Garo

Nevina Shtylla është prezantuesja e re e "Jo vetëm modë", programit që në mendjen e shikuesit është ngulitur me imazhin e Floriana Garos. Edhe pse, siç thotë Nevina në një intervistë për Paloma, emri është i njëjtë, por programi do të ketë natyrë të re, prezantues të rinj, studio të re dhe shumë ndryshime, sërish krahasimi mes dy moderatoreve është i pashmangshëm.

Por sa e ka ndier ajo këtë? "E kam ndier dhe s'e kam ndier. 'Jo vetëm modë' vjen edhe me një format ndryshe, përveçse me një prezantuese të re, ndaj krahasimi nuk është aq i lehtë për t'u bërë. Unë jam prezantuese në formatin tim televiziv, sikurse Floriana ishte në të sajin, pavarësisht se emri i përbashkët është JVM", ka thënë moderatorja e re për gazetën Paloma. Ajo ka zbuluar gjithashtu që, edhe pse sjellja formale mund ta parashikonte, një urim nga Floriana Garo, pas programit të parë të ri të Jo vetëm modë, ka munguar. "Nuk di të them nëse Floriana e ka parë. Me të njihesha që më parë, por ja sa për të pasur komunikime të vazhdueshme me njëra-tjetrën", ka thënë Nevina.

Të fundit