Flash News

KRYESORE

'E zgjodhët vetë datën 31 maj për reformën Zgjedhore’, Basha zotohet para ambasadores Kim: Të vendosur ta përfundojmë

'E zgjodhët vetë datën 31 maj për reformën

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një takim në selinë e PD me fokus reformën zgjedhore. Pas takimit ka pasur edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se afati 31 maj për miratimin e reformës zgjedhore nuk është afat i vendosur nga SHBA, por nga vetë politikanët shqiptarë.

“Në veçanti ne folëm për mundësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin premtimet  dhëna popullit shqiptar për të përfunduar reformën deri më 31 Maj. Ky nuk është një afat i vendosur nga Amabsada, ose faktor tjetër i jashtëm, është një afat që vetë politikanët e kanë caktuar. Për nga pëkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ambasadorja Kim.

Basha u zotua se PD do të kërkojë që brenda 31 majit reforma të jetë përfunduar.

“Organizimi i zgjedhjeve të lira është prioritet i PD, do bëjmë gjithçka për ti garantuar shqiptareve të votojnë të pa ndikuar nga bandat kriminale për qeverinë e tyre. Do të kërkojmë që brenda 31 majit të kryejmë reformën, një afat që ne ja kemi vënë kësaj mazhorance. Qytetarët do votojnë qeverinë e tyre dhe Shqipëria të mos jetë peng i të shkuarës por të ecë në rrugën e integrimit eiropian”, u shpreh Basha.

Të fundit