Flash News

KRYESORE

E zhdukur prej 31 tetorit, grabitësit kërkojnë 9 milion euro në këmbim të gruas së biznesmenit

E zhdukur prej 31 tetorit, grabitësit kërkojnë 9 milion euro

Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, 68 vjeç, gruaja e një biznesmeni multi-milioner norvegjez, është zhdukur prej 31 tetorit

Falkevik Hagen, u zhduk nga shtëpia e saj në Oslo të Norvegjisë. Rrëmbyesit, kanë kërkuar 9 milion euro në këmbim të jetës së 68 vjeçares.

Mediat norvegjeze, raportojnë se shpërblimi është kërkuar të bëhet në formën e monedhave digjitale të ngjashme me Bitcoin. Anne-Elisabeth, është martuar me Tom Hagen, një biznesmen me pasuri 174 milion euro. Hagen është vlerësuar nga revista norvegjeze “Kapital” si një ndër 172 njerëzit më të pasur në vend.

Të fundit