Flash News

KRYESORE

E zhdukur prej dy ditësh, flet burri i 59-vjeçares: Ka tentuar disa herë të hidhet në lumë

59-vjeçarja nga Ferrasi i Fierit e cila rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme, sipas bashkëshortit të saj Faslli Nexhipi ështëhedhur në lumin Vjosë.

Në një prononcim për gazetarët Nexhipi tha se gruaja Manushaqe Nexhipi ishte invalide dhe ka dyshime që ajo i ka dhënë fund jetës. Ai pohoi për gazetarin e ‘Neës24’ dhe ‘BalkanËeb’ Ervis Kuçi se gruaja e tij kishte tentuar dhe disa herë të tjera që të hidhej në lumë, por e kishin kapur në kohë.

“Gruaja ime është e sëmurë, invalidë. Dje ndodhi ngjarja. Ajo ka tentuar dhe herë të tjera të hidhet në lumë, por e kemi kapur në kohë. Ka qenë një vajzë që ka thënë se ka dëgjuar dikë që të bërtiste. Unë nuk isha në shtëpi, isha tek vëllai mora qumështin, kur edha shoh shtëpinë hapur. policia erdhi mbrëmë dhe sot inspektori këtu ka qenë. Kërkojmë që shteti të vijë dhe të kontrollojë me palombarë se po kërkojmë me varkë dhe s’po e gjejmë dot”, -tha Faslli Nexhipi.

Rasti i zhdukjes së gruas u denoncua dhe nga deputeti demokrat Luan Baçi.

Të fundit