Flash News

KRYESORE

E zuri gjumi dhe humbi emisionin, kolegu i Gent Zenelajt heq fishën e transmetimit në të gjithë Shqipërinë

E zuri gjumi dhe humbi emisionin, kolegu i Gent Zenelajt heq fishën e

Të drejtosh një emision mëngjesi nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Në përgjithësi emisionet e mëngjesit nisin në orën 07:00 dhe mund ta merrni me mend sa herët duhet të zgjohen moderatorët që të kapin në kohë orën.

Një prej tyre ka qenë dhe Gentian Zenelaj. I ftuar në emisionin "Club FM", Genti ka rrëfyer për një nga punët e tij të para që ka qenë në radio.

Zenelaj tregoi se emisioni që ai prezantonte në radio ishte 7 me 9 dhe i duhej të zgjohej shumë herët. Por një ditë e kishte zënë gjumi dhe për të nxjerrë Gentin nga situata, kolegu i tij ka hequr fishën e transmetimit që të mos dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti.

Të fundit