Flash News

KRYESORE

E zyrtarizon Xhelal Mziu; një kampion bote emërohet trajner i ri i Kamzës

Pas shkarkimit të Julian Ahmatajt, presidenti i Kamzës, Xhelal Mziu ka emëruar trajnerin e ri që do të udhëheqë ekipin sezonin e ardhshëm, i cili është legjenda e futbollit italian, Pietro Vierkvud.

59-vjeçari ka qenë një prej emrave që u shpallën Kampion Bote me Italinë gjatë vitit 1982, ndërsa ka edhe një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me ekipet e Juventusit, Milanit, Sampdorias, Fiorentinës dhe Romës.

Sa i takon karrierës si trajner, ai ka drejtuar kryesisht ekipe të rinjsh në Itali, ndërsa eksperienca më e mirë mund të konsiderohet drejtimi i ekipit hungarez i Ujpeshtit.

Kampionati i ri do të fillojë më 14 gusht, teksa Kamza pritet të ndërtojë një ekip konkurues, i cili do të luftojë për tu renditur në pesë vendet e para të Kategorisë Superiore.

Të fundit