Flash News

KRYESORE

“Ecja 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë”, çfarë profesioni kishte Eli Fara para se të bëhej këngëtare e famshme

“Ecja 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo

Sot është një nga këngëtaret më të preferuara nga të gjithë brezat, përfshirë edhe gjeneratën e re. Eli Fara, këngëtare e muzikës popullore ka rrëfyer në emisionin ‘Rudina’ se profesioni i parë i saj, pa u njohur si këngëtare ka qenë mësuese. Një mësuese e ciklit të ulët në një fshat të Korçës. Ajo ka treguar se ecte çdo ditë një orë e 30 minuta për të shkuar në punë.

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë.

Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë.

Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme”,  është shprehur Eli Fara.

Të fundit