Flash News

KRYESORE

'Edhe Aneta t’ja shkruaj Kushtetutën nuk del dot fitues', Kryemadhi e pashqetësuar nga ndryshimet kushtetuese: Rama ka qejf të hajë dru

'Edhe Aneta t’ja shkruaj Kushtetutën nuk del dot fitues',

“Edhe mamaja e tij, Aneta t’ja shkruaj Kushtetutën nuk del dot fitues”, kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndër të tjera deklaron me siguri se Rama nuk ka për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve kushtetuese.

E ftuar në studion e emisionit Cim Peka LIVE, në Syri Tv, Kryemadhi konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik ditën e nesërme.

“Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla, qoftë në mënyrë verbale, qoftë siç do t’i vijë më pas. Edhe mamaja e tij, Aneta t’ja shkruaj Kushtetutën nuk del dot fitues. Sot ai karikon njerëz që do të punojnë nga mëngjesi deri në darkë kundër tij. Çdo veprim i tij arrogant nxjerr njerëz kundër tij. Vuri kryetarë bashkie njerëz mafiozë. Njërit ia plasi zemrën se i thoshte do të ta nxjerr videon sot, do të ta nxjerr nesër dhe vdiq ai”, tha Kryemadhi.

Të fundit