Flash News

KRYESORE

Edhe babai i Stresit shoqërohet për pjesëmarrjen në protestë, reagon këngëtari: Po na sulmojnë politikisht

Edhe babai i Stresit shoqërohet për pjesëmarrjen në

Sali Lushaj, ish-truproja e Sali Berishës, është shoqëruar nga policia për shkak të pjesëmarrjes në protestën e opozitës, e organizuar ditën e djeshme. Lushaj ka qenë në mes të turmës kur është ndaluar nga efektivët e policisë.

Për ngjarjen ka reaguar djali i tij, Arkimed Lushaj, repist i njohur me emrin Stresi, i cili akuzon qeverinë për sulm politik ndaj familjes së tij.

“Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë i gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim ti lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort”, ka thënë Stresi për ‘News 24’.

Të fundit