Flash News

KRYESORE

Edhe BE i hap rrugë ndryshimit të kufijve: Kosova dhe Serbia duhet të kenë hapësirën e nevojshme për marrëveshjen

Edhe BE i hap rrugë ndryshimit të kufijve: Kosova dhe Serbia duhet

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t`u jepet hapësirë për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë sot zëdhënësja e këtij institucioni, Maja Koçijançiç.

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Radio Evropa e Lira raporton se Kocijançiç ka deklaruar se, BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t'i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

Kocijançiç theksoi se "zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje "në këtë fazë të fundit të dialogut".

Të fundit