Flash News

KRYESORE

"Edhe burgjet kanë kushte, në konvikte s'jetojnë dot kafshët", Rama -studentit: E dëgjoj shpesh këtë teori, shkatërron ekonominë

"Edhe burgjet kanë kushte, në konvikte s'jetojnë dot

Një student i Universitetit Bujqësor në Tiranë i ka shprehur kryeministrit Edi Rama shqetësimin se konviktet në këtë zonë janë në kushte mizerable dhe sipas tij edhe në burgje kushtet janë shumë herë më të mira.

"Po të vini t'i shikoni, nuk do u besoni syve, janë kushte mizerable. Aty edhe kafshët nuk jetojnë dot, e jo më studentët.

Ju mund të lini një rrugë pa bërë, por të bëni kushtet minimale në konvikte. Nuk kërkojmë hotel me 5 yje, por të ketë kushte të jetueshme, pasi edhe burgjet janë në kushte më të mira", u shpreh studenti.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama iu përgjigj:

"E dëgjoj shpesh këtë teorinë "lere një rrugë pa bërë". Kjo është teori shkatërrimi ekonomike sepse çfarë shpenzojnë sot nuk e kemi më vitin tjetër.

Rruga sjell ekonomi, mos e shohim kaq thjeshtë. Ke shumë të drejtë për kushtet, por në 2015 në takim me Angela Merkel i kërkova mbështetje për konviktet dhe sot ka nisur projekti në konviktet e Inxhinierisë. Nga ana tjetër, janë trefishuar edhe numri i konviktorëve, më herët edhe për arsye elektorale", u shpreh Rama.

Të fundit