Flash News

KRYESORE

Edhe dy raste eksteme dhune në familje, pranga 40-vjeçarëve në Berat e Dibër

Edhe dy raste eksteme dhune në familje, pranga 40-vjeçarëve

Të tjera raste dhune janë shënuar 25 orët e funsdit. Një nga veriu e nëj nga jugu, por të tjera raste të padeklaruara ka gjithandej, dhe jo një e dy por tre, katër, pesë e më shumë, të cilët deklarojnë vunën vetëm kur sphriti dhe trupi i tyre nuk mban më. Dhuna ndaj babait dhe gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 42-vjeçari nga Berati, i cili ka përfunduar pas hekurave. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet S.L akuzohet se rrahu në banesën e tij babain 71-vjeçar dhe gruan 35 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtron dhunë fizike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Më datë 02.10.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.L., 42 vjeç, banues në Berat, pasi në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit L.L, 71 vjeç, dhe bashkëshortes G.L, 35 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Ndërsa Në Dibër një 44-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës 20 vjeçe. Policia e Dibrës ka arrestuar një 44 vjeçar për dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij. Në pranga ka rënë shtetasi  Mirdash. S   44 vjeç, banues në njësinë Administrative Fushë-Çidhën.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij (vajzës  së  vëllait)  shtetases H.S, 20 vjeçe, banuese në njësinë Administrative Fushë-Çidhën Dibër”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale “Dhunë në familje”.

 

Të fundit