Flash News

KRYESORE

Edhe e diela në “shtetrrethim”, Rama kujton qytetarët: Nesër dita e fundit me fashën orare deri në 13:00

Kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook, thotë se nesër është dita e fundit e vendosjes së fashës orare deri në orën 13:00.

Rama shton se edhe kjo fundjavë do të “mbyllet” deri ditën e hënë dhe më pas fasha orare do të zgjerohet deri në orën 17.30 si edhe orari I lëvizjes do të jetë 90 minuta nga 60 që është.

“NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00😊

🔴 NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI🙏

🔴 NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA😊

Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë🇦🇱|, shkruan Rama.

Të fundit