Flash News

KRYESORE

Edhe Hashim Thaçi del në foto me presidentin Trump

Edhe Hashim Thaçi del në foto me presidentin Trump

President i Kosovës Hashim Thaçi u fotografua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump ditën e sotme.

Në një status në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se ndihet shumë i lumtur që u takua me kreun e shtetit amerikan, vend i cili gjithnjë e ka mbështetur Kosovën.

Thaçi theksoi se kurrë në Kosovë nuk do të lejohet që të cënohet marrëdhënia speciale me SHBA-në.

“Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi.

Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, shkroi Thaçi.

Të fundit