Flash News

KRYESORE

Edhe ‘heroi’ i Kroacisë në Kupën e Botës del me origjinë shqiptare?

Edhe ‘heroi’ i Kroacisë në Kupën e Botës del me

Danijel Subasiç u kthye në hero për kroatët me paraqiten në ndeshjen kundër Danimarkës në Kupën e Botës, ku falë tre pritjeve të penalltive, ekipi i tij kaloi në fazën e çerekfinaleve. Vëmendja që ka tërhequr Subasiç ka qenë e madhe në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, ku së fundmi po qarkullojnë pretendime se portieri kroat është me origjinë shqiptare.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku shkruan se Danijel Subasiç është arbëresh i Zarës në Kroaci.

“E dashtun Danimarkë, ai që t’i priti penalltitë sot e të çoi “tu shpaija”, portieri Daniel Subašić, është arbnesh i Zarës. E kshtu, rrugës së kthimit, ec e ec, kadalë e kadalë, menoje dhe iher at punën e negociatave po mujte”, shkruan Shamku.

Zara, apo Zadar siç njihet në gjuhën sllave, shtrihet në bregun e Adriatikut në Kroaci dhe ku rreth 4 mijë nga 75 mijë banorët e këtij qyteti njihen si Arbëreshët e Zarës.

Subasiç e ka nisur karrierën e tij futbollistike pikërisht në qytetin e lindjes, me skuadrën e Zarës.

Gjithsesi, nga kërkimi në internet nuk rezulton ende asnjë informacion që e lidh Subasic me arbëreshët që jetojnë në atë zonë. Babai i portierit mësohet se i përket besimit ortodoks, ndërsa nëna besimit katolik.

Të fundit