Flash News

KRYESORE

“Edhe ju në pushtet keni sulmuar mediat”, Basha- Shkullakut: Kur ‘mea-culpa’ është bërë, nuk u dëgjua

“Edhe ju në pushtet keni sulmuar mediat”, Basha- Shkullakut:

PD ka organizuar një tryezë me përfaqësues të medias lidhur me paketën e propozuar ‘anti-shpifje’ nga qeveria.

Gjatë fjalës, gazetari Armand Shkullaku duke folur për cenimin e lirisë së fjalës duke nisur që nga ERTV apo kasetat e gatshme nga zyrat e shtypit të dikastereve të ndryshme, u kthye pas në kohë kur PD ishte në pushtet.

Sipas Shkullakut, edhe para 2013-ës ka patur media afër ose larg PD në pushtet dhe për këtë, takimi duhej të niste me një ‘mea culpa’.

“Edhe ju kur ishit në pushtet keni patur media afër e larg, që i sulmonit e donit, kjo do duhej të fillojë me një ‘mea culpa’ që ka ndodhur kur PD ishte në pushtet.

Se edhe Rama këtë thoshte në 2013 dhe tani ja ku jemi. Donim angazhimin tjetër që zyrtarë të administratat nuk kanë bërë padi për gazetarë. Skandalet e qeverisë janë me shumicë dhe kjo bëhet që ato të mos dalin në sipërfaqe se po të mos jenë për disa media që janë si qeliza të lira nga ato tradicionale, s’do ishte marrë vesh shumë skandale.

Dëshira e qeverisë është për të komunikuar drejtëpërdrejtë me njerëzit, që propaganda të shkojë si shpërlarës truri që media të mos bëjë filtrin e tyre.

E kemi përjetuar për 50 vjet, kjo gjë po ndodh edhe tani edhe më rëndë. ERTV është më keq se Zëri i Popullit të asaj kohe, se ky vjen direkt pa ndërmjetësim në mendjen e shqiptarëve”, tha Shkullaku, të cilit i është përgjigjur kreu i PD, Basha duke thënë se : Prej kohësh është kërkuar një ‘mea culpa’, dhe kur është bërë nuk është dëgjuar. Mea culpa e PD nuk është vetëm një deklaratë e imja si kreu i PD për gjithçka në këto 30 vite, edhe për ekseset e periudhës 92-97, borxhit moral ndaj medias, ndonëse më periudhën e qeverisjes së kaluar ia kemi dalë të vendosim standarde duke mos quar asnjë gazetarë në padi për shpifje në 8 vite të qeverisjes së PD. Jam i gatshëm ta bëj një zotim solemn per anulimin e ketij akti apo akti tjeter qe cenon standardet europiane ne shorehjes se lire”, tha Basha.

Të fundit