Flash News

KRYESORE

Edhe Lulzim Basha në Maqedoni; kreu i opozitës shqiptare do mbështesë referendumin historik

Edhe Lulzim Basha në Maqedoni; kreu i opozitës shqiptare do

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha do të jetë sot për një vizitë në vendin fqinj, Maqedoni. Mësohet se Basha do të takohet në qytetin e Strugës me krerët e partive shqiptare në Maqedoni, përfshirë Ali Ahmetin, kreu i BDI-së.

Takimet do të nisin rreth orës 12:00 dhe temë kryesore do të jetë referendumi historik që do të zhvillohet pas 15 ditësh. Pritet që ish-ministri i Jashtëm, Basha, sot në postin e liderit të opozitës, të mbështesë këtë referendum që do të përcaktojë emrin e ri ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ për fqinjin tonë. Basha do i bëjë thirrje shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet që të votojnë masivisht pro ndryshimit të emrin, për t’i hapur rrugë proceseve euroatlantike.

Ndryshimi i mundshëm i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe roli i faktorit shqiptar në Ballkan do të jenë temat e tjera që do të diskutohen nga kryedemokrati në takimet që do zhvillojë sot.

Të fundit