Flash News

KRYESORE

“Edhe Merkel bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri”, reagon aktori dhe biznesmeni i njohur pas vendimit të FIFA-s

“Edhe Merkel bën shqiponjën si Xhaka e Shaqiri”, reagon

Vendimi i FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptar, Xherdan SHaqiri dhe Granit Xhaka pasi bënë simbolin e shqiponjës në ndeshjen me Serbinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Ka qenë aktori dhe biznesmeni i njohur Blerim Destani, ai  i cili reagon duke postuar një foto të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërsa përpiqet të bëjë simbolin e shqiponjës dykrenore me dy duart e saj.

Bashkangjitur me foton, Destani shkruan në gjermanisht, atje ku edhe ka zhvilluar edhe aktivitetin më të madh artistik dhe tregtar: Shqiri dhe Xhaka kanë goditur edhe një herë... faleminderit Merkel.

FIFA nisi procedimi disiplinor ndaj dy lojtarëve me origjinë shqiptare, ashtu si edhe ndaj tifozëve dhe tranerit të Serbisë.

Të fundit