Flash News

KRYESORE

“Edhe muret kanë veshë”: Veliaj, në shtator me Enverin në Pezë, në shkurt me viktimat e tij në Tiranë

“Edhe muret kanë veshë”: Veliaj, në shtator me

'Edhe muret kanë veshë' është një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit që nisi sot në përvjetorin e 27-të të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Synimi është mbledhja e dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist, thonë organizatorët. 

Nismës i është bashkuar edhe Bashkia e Tiranës. 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj priti sot në takim kryetaren e AIDSH, Gentjana Sula, dhe ideatoren e këtij projekti, artisten Alketa Xhafa Mripa. Biseda u përqendrua te mundësitë e bashkëpunimit për realizimin  nismës, që do të krijojë mundësi që shumë njerëz të sjellin dëshmitë dhe përjetimet e tyre personale në vitet e regjimit komunist, ndërsa për të rinjtë të njohin një pjesë të historisë më të errët të vendit.

Vendimi i kryebashkiakut për t'iu bashkuar një nisme të tillë, që ka në qendër kujtesën e krimeve dhe ndëshkimeve të komunizmit, është normal. Megjithatë, përballë Veliajt të shkurtit, që përkujton viktimat e komunizmit dhe instrumenteve të tij, si Sigurimi i Shtetit, duhet të vendosim Veliajn e shtatorit dhe eventin 'Peza n'fest'.

Aty, çdo vit, përkujtohen dhe mburren persekutorët e viktimave të cilave ai u 'bashkohet' në shkurt. Portretet e Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të tjerë komunistë, sundojnë në Pezë dhe Erion Veliaj nuk është dukur kurrë i bezdisur prej tyre.

Të fundit