Flash News

KRYESORE

Edhe në SHBA ka urdhra si të Veliajt, por jo qytetarë si të Tiranës

“Lulet nuk vrasin”, kjo ka qenë parulla kryesore e protestës që banorët e qytetit të vogël, Perris, në Kaliforni, kanë zhvilluar përpara stacionit të policisë. Shkak është bërë një video e publikuar fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas në të gjitha mediat lokale, ku një polic shihej teksa arrestonte një grua që shiste lule.

Gruaja, që quhet Joaquina, i shiste lulet përpara një gjimnazi, por mungesa e lejes për këtë aktivitet ka sjellë reagimin e policit. Fillimisht shitësja ka rezistuar, ndërsa polici shihet duke këputur lulet.

Pamjet kanë shkaktuar revoltë të komuniteti, i cili është ngritur në protestë jo vetëm duke kërkuar mosndëshkimin e Joaquina, por edhe respektimin e atyre që mundohen të sigurojnë jetesën duke qëndruar larg grabitjeve dhe shkeljeve të tjera.

Kjo video të sjellë ndërmend ndërhyrjet e policisë bashkiake të Tiranës, e cila me urdhër të kryebashkiaku Erion Veliaj ndëshkon çdo shitës ambulant në rrugët e kryeqytetit.

Ja pra që edhe në SHBA ka urdhra si këto të Erion Veliajt, por ndryshimi është se atje nuk ka qytetarë si të Tiranës, që revoltën e shprehin vetëm në ‘Facebook’.

 

Të fundit