Flash News

KRYESORE

Edhe një shqiptar te Lacio, Tare blen për 7 milion euro mesfushorin që shpërfilli kuqezinjtë

Edhe një shqiptar te Lacio, Tare blen për 7 milion euro mesfushorin

Lacio ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Riza Durmishi për shumën 6,5 milion euro. 24 vjeçari, i cili është pjesë e përfaqësueses së Danimarkës është formuar si lojtarë tek Brondbi ndërsa aktualisht është pjesë e Real Betis në Spanjë.

Durmishi luan në krahun e majtë dhe ka zhvilluar një sezon pozitiv në Premiera Divizion, pavarësisht se nuk është përzgjedhur për të qenë pjesë e Danimarkës në Kampionatin Botërorë ‘Rusi 2018’.

Në 2015 lojtari refuzoi të bëhej pjesë e ekipi kuqezi, ndonëse pati interesim nga federate me preteksin se ndihej danez.

“Të luaja me Danimarkën ka qenë dëshira ime më e madhe. Kurrë nuk e kam marrë në konsideratë të jem pjesë e një kombëtareje tjetër”, pati deklaruar ai, prindërtit e të cilit janë me origjinë nga Maqedonia.

Të fundit