Flash News

KRYESORE

Edhe një shqiptar te Lacio, Tare merr djalin e ish-mesfushorit të Kombëtares kuqezi

Edhe një shqiptar te Lacio, Tare merr djalin e ish-mesfushorit të

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare ka zyrtarizuar edhe afrimin e një tjetër lojtari më origjinë shqiptare në klubin kryeqytetas. Bëhet fjalë për djalin e ish-mesfushorit të përfaqësueses kuqezi, Ardian Aliaj, i cili quhet Toni, është 19-vjeç dhe luan si mesfushor i djathtë.

Toni është rritur si lojtar tek Lokomotiva e Zagrebit ndërsa prej 3 muajsh është shndërruar në futbollist të formacionit bazë tek ekipi i Lacios U19.

Aliaj nuk ka luajtur ende me asnjë përfaqësuese, por ka mundësi të veshë fanellën e Kroacisë dhe të Belgjikës, pasi zotëron edhe pasaportat e këtyre dy shteteve.

Përveç tij, pjesë e Lacion U19 janë edhe katër shqiptar të tjerë, respektivisht portieri Marko Alia, mbrojtësi Serxho Kalaj, mesfushori shqiptaro-zviceran Beli Likaj dhe sulmuesi shqiptaro-gjerman, Progon Maloku., shkruan politiko.al.

Në një intervistë të disa ditëve me parë, Tare u shpreh se paraqitjet e lojtarëve shqiptar e ka bërë të ndihet krenar, duke iu referuar kryesisht portierit Tomas Stakosha, ish-portierit Etrit Berisha dhe ish-mbrojtësit Lorik Cana.

“Kam pasur gjithmonë dëshirë për t’i dhënë mundësi një futbollisti me origjinë shqiptare, sepse e di sa e vështirë është për t’u afirmuar në futbollin e niveleve të larta dhe në klube të mëdha. Kështu që ato pak zgjedhje që kam bërë, besoj se më kanë dhënë konfirmimin, pasi jo vetëm që kanë nderuar fanellën e Lazios, por kanë transmetuar imazhin më të bukur të karakterit të shqiptarëve”, ishin fjalët e Tares.

Të fundit