Flash News

KRYESORE

Edhe PDIU ia jep votat Veliajt për ujin, njësoj si LSI publikojnë disa kushte farsë

Edhe PDIU ia jep votat Veliajt për ujin, njësoj si LSI publikojnë

Ashtu siç pritej, PDIU do i jap votat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të rritur çmimin e ujit të pijshëm. Partia e Shpëtim Idrizit ka publikuar disa kushte farsë, njësoj si LSI, që Veliaj duhet të plotësojë për të patur votat e tyre.

PDIU dhe LSI kërkojnë që nga rritja e çmimit të ujit të përjashtohen pensionistët dhe invalidët, një kushtëzim që Veliaj e pranon me kënaqësi pasi kjo kategori është aq e vogël sa nuk ndikon te plani i tij dhe për më tepër në media duket bukur. Ndërkohë, partia e Monika Kryemadhit shkoi edhe më tej me farsën kur vendosi kusht ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Veliaj kërkon rritjen e çmimit të ujit, kompania rrit pa justifikim numrin e punonjësve dhe harxhon miliona me reklamat

Reagimi i PDIU:

PDIU shprehet dakort per rritjen e cmimit te ujit per te shtuar investimet e nevojshme ne rrjetin e ujesjellesit te Tiranes per te bere te mundur:

1- Rritjen e kohes se furnizimit te popullsise me uje per 24 ore;

2- Permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar nga Ujsjellesi;

3- uljen e humbjeve te ujit dhe kostove te prodhimit te tij .

Por PDIU eshte per perjashtimin nga rritja e cmimit te ujit per :

a)kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

  1. b) familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c)kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

  1. d) të verbrit;
  2. dh) personat paraplegjikë e tetraplegjikë.
  3. e) grate e veja kryefamiljare

Të fundit