Flash News

KRYESORE

"Edhe për diellin gënjen", pse fotoja e Veliajt 'acaroi' kaq shumë ndjekësit e tij

Ashtu si thuajse çdo ditë, Veliaj (njësoj si Rama), poston një foto nga qyteti të cilin drejton, Tiranën.

Sot, kryebashkiaku i kryeqytetit të Shqipërisë, ka postuar një foto në Instagramin e tij. Fotoja jep një panoramë të Tiranës nga lart dhe Veliaj ka shkruar emrin e Tiranës duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe duke bërë tag fotografen që e ka realizuar.

Mirëpo, kjo ka inatosur e acaruar pafund ndjekësit e tij në rrjetin social e mbase dhe dikë tjetër që ka shkuar enkas tek ajo foto për të komentuar pikërisht gabimin që shumë të tjerë e kanë kapur.

Pozicioni i diellit dhe hijet e pemëve e bëjnë lehtësisht të kuptueshme modifikimin e fotos, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk është pritur mirë nga komentuesit.

Të fundit