Flash News

KRYESORE

Edhe pse e këshillonin mos të dilte me të, Kanye West tregon për dashurinë që ndjente për Kim Kardashain

Edhe pse shumë e këshillonin reperin Kanye West të mos shoqërohej me Kim Kardashian, ai  ka treguar së fundmi se sa shumë e adhuronte Kimin që në fillim kur e ka njohur: "Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i reality show-t. Do ta fundosë karrierën tënde!” Por Kanye këmbënguli për ndjenjat e ti: “Por unë e dua atë, nuk më intereson”. Në një intervistë të fundit reperi ka kujtuar momentin kur për herë të parë u takua me Kim Kardashian rreth një dekadë më parë.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”.

Prindër të katër fëmijëve, Kanya dhe Kim kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe ndryshe nga motrat e tjera, nuk kanë skandale në martesën e tyre.

Të fundit