Flash News

KRYESORE

Edhe pse nuk ka më asnjë rast me COVID-19, kufijtë e Zelandës së Re do të rrinë mbyllur për shumë kohë

Edhe pse nuk ka më asnjë rast me COVID-19, kufijtë e

Zelanda e Re nuk ka më raste të reja me koronavirus, dhe është një nga shtetet që ka menaxhuar më mirë krizën e pandemisë globale të COVID-19, me shumë pak raste të prekurish dhe pak viktima po ashtu.

Edhe pse nuk ka më raste të reja infektimesh, kryeministrja Jacinda Ardern ka treguar se kufijtë do vazhdojnë të jenë të mbyllura për pjesën tjetër të botës edhe për pak kohë. Ky komunikim u bë gjatë videokonferencës me kabinetin australian sot dhe u diskutua mbi mundësinë e krijimit të një zone të sigurt udhëtimi mes tyre Australisë dhe Zelandës së Re, për të lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa karantinim. Por, vizitorët nga shtete të tjera nuk do të hyjnë dot në vend në të ardhmen e afërt, sqaroi Ardern.

Po diskutojmë mbi mundësinë e krijimit të një zone të sigurt udhëtimi midis nesh dhe Australisë, në mënyrë që qytetarët të mos u nënshtrohen karantinimit. Sa i përket pjesës tjetër të botës, nuk do t’i hapim kufijtë për një kohë të gjatë”, tha Ardern.

Të fundit