Flash News

KRYESORE

Edhe pse nuk kanë publikuar asnjë foto, Orlando Bloom tregon për tiparet e vajzës së tij

Edhe pse nuk kanë publikuar asnjë foto, Orlando Bloom tregon për

Disa javë më parë Katy Perry u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe Orlando Bloom u bënë prindër të vajzës së tyre Daisy Dove, por që deri tani nuk e kanë prezantuar akoma me publikun. Megjithatë, Orlando Bloom ka treguar më shumë rreth tipareve të vajzës së tyre dhe se kujt i ngjan më shumë gjatë intervistës për The Ellen Show.

“Kur lindi, ditët e para thosha më vete: Oh kjo është një mini-me. Pastaj fatmirësisht mori sytë blu të Katy-t që dhe kjo është një mrekulli. Më bëri sërish konfuz pak më vonë. Teksa po e shikoja një ditë kur Katy i jepte gji, më ngjau fiks si nëna ime. Tani presim kujt do t`i ngjajë në vazhdim”, u shpreh Orlando.

Po ashtu, Bloom tregoi se vogëlushja është mjaft e mbarë: “Fle në 9 të darkës dhe zgjohet në 6 të mëngjesit. Është e mrekullueshme."

Të fundit