Flash News

KRYESORE

Edhe pse po shijojnë jetën si të lirë në Kanada, Princi Harry ndihet i dëshpëruar

Edhe pse po shijojnë jetën si të lirë në Kanada, Princi

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të jene duke jetuar jetë që kanë dashur, pa protokolle dhe "ligje mbretërore", në Kanada, por kjo nuk di të thotë që Harry është plotësisht i lumtur.

Burime për "Us Weekly" kanë thënë se Harry ndihet fajtor për mënyrën se si u nda nga gjyshja e tij,. Mbretëresha Elizabeth II dhe për gjithë tensionin që shkaktoi në mbretëri vendimi i tyre.

Mbretëresha është e shqetësuar që nuk do të shohë Archie-n e vogël nëpër mbretëri dhe kjo nuk e lehtëson aspak Harry-n.

"Ai ndihet tmerrësisht keq që e ka lënduar gjyshen e tij, të cilën e adhuron. Kurse mbretëresha është zemërthyer dhe e tmerron fakti që s'do ta shohë më nipin e saj. Ajo çfarë s'do të jepte të kishte një marrëdhënie të ngushtë me Archie-n, por duket se kjo s'do të ndodhë kurrë,"- është shprehur burimi për Us Ëeekly.

Sipas burimit, Princit Harry i ka nisur që tani nostalgjia për Anglinë, netët jashtë me djemtë, ndeshjet e polo-s dhe rugby-t por gjithsesi primare ngelet bashkëshortja e tij, Meghan Markle.

Të fundit