Flash News

KRYESORE

Edhe pse vazhdon të jetë nën hetim, Loredana gati këngën e re

Edhe pse vazhdon të jetë nën hetim, Loredana gati
Skandali me çiftin zviceran, nuk e ka ndaluar Loredanën për të punuar për projektet e reja muzikore. Në fillim të muajit qershor këngëtarja publikoi projektin e saj të fundit, “Labyrinth” , i cila u prit mjaft mirë nga publiku. Por Loredana është duke punuar për një këngë të re, e cila do të jetë po ashtu në gjuhën gjermane. Loredana ka shkëputur një foto nga klipi i këngës dhe premton se ajo do të jetë superhit. Këngëtarja ka zbuluar se projekti do të publikohet këtë të enjte dhe ai mban titullin “Jetzt rufst du an”. “Jetzt rufst du an”, është kënga ime e dytë që do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59. Ps: është kënga e preferuar e Mozzik”,- shkruan Loredana.

Të fundit