Flash News

KRYESORE

Edhe Rama si Erdogan: Lëvizja ‘Gylen’ meriton vëmendje të veçantë

Edhe Rama si Erdogan: Lëvizja ‘Gylen’ meriton vëmendje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rama tha se Turqia është partner strategjik ndërsa përmendi edhe marrëdhënien e tij me Presidentin Erdogan,

“Turqia është një partner strategjik dhe nuk ka asgjë për të fshehur. Marrëdhënia ime me Presidentin është e njohur nga të gjithë”, deklaroi Rama në ‘Real Story’.

I pyetur sa i takon lëvizjes Gyleniste që vepron në Shqipëri, Rama tha se është një rrjet i cili meriton një vëmendje të veçantë.

“Unë besoj që në këtë temë nuk mund të mbahet një qëndrim bardh e zi, jo s’ka. Është një rrjet i cili meriton një vëmendje të veçantë”, theksoi Rama.

Të fundit