Flash News

KRYESORE

Video/ Edhe Robert Ndrenika mohon peticionin: Nuk kam firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar

Video/ Edhe Robert Ndrenika mohon peticionin: Nuk kam firmosur për shembjen

Edhe emri i aktorit Robert Ndrenika - i cili në krye të herës ishte kundër shembjes - ka dalë në listën e një peticioni ku kërkohej shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Por vetë aktori ka thënë se nuk ka firmosur për shembjen e TK por për ndërtimin e një teatri të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, shprehet ai në një video që ka postuar Tema.

Të fundit