Flash News

KRYESORE

Edhe sa kohë do të bashkëjetojmë me virusin? Shkencëtari gjerman zbulon gjetjet e studimit: Njerëzit duhet të mësohen

Pandemia do të jetë prezente në jetët tona edhe për tre vite të tjera. Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur  një shkencëtar gjerman pas një studimi se si Covid-19 përhapet midis personave të ndryshëm.

Hendri Streeck ka thënë se shpresat për një vaksinë nuk janë të garantuara dhe njerëzit duhet të përgatiten për të ndryshuar jetën e tyre të përditshme. Bazuar në studimin e udhëhequr prej tij, Streeck pretendon se ne do të luftojmë me virusin deri në vitin 2023.

 “Një vaksinë mund të jetë përgjigjja, por ne nuk e dimë. Do të kemi një vaksinë, por mund të jetë vitin e ardhshëm ose më gjatë ”,tha ai për “Daily Record”.

Virologu gjerman ka thënë se arritja e pikut të pandemisë, e ngjashme me atë çka ka parë Skocia në javët e fundit janë të pashmangshme dhe se publiku duhet të mësohet me një gjë të tillë.

Streeck tha se ky virus nuk po zhduket dhe tani është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.

“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë. Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vite të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë eventet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni. Ne e dimë që distancimi shoqëror, mos grumbullimi në grupe të mëdha dhe mbulimi i fytyrës mund të jenë shumë të efektive kundra përhapjes së infeksionit”, vijoi më tej shkencëtari gjerman.

[caption id="attachment_411493" align="alignleft" width="748"] Shkencetari gjerman Hendri Streeck[/caption]

Të fundit