Flash News

KRYESORE

Edhe Senati Amerikan i jep ‘OK’: Yuri Kim ambasadore e SHBA në Shqipëri

Edhe Senati Amerikan i jep ‘OK’: Yuri Kim ambasadore e SHBA në

Senati amerikan, në takimin e fundit për këtë vit, ka konfirmuar diplomaten Kim si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.

Në nëntor Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi emërimin e diplomates Yuri Kim për këtë post.

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri  nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, për të zëvendësuar  vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo deklaroi se SHBA inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në rrugën e reformave, duke theksuar se do të nxisë palët në Shqipëri që të kapërcejnë ngërçin politik.

Unë do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehershëm, do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet që të kenë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse. Duhet të punojmë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s”, theksonte Kim.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Të fundit