Flash News

KRYESORE

Edhe Shkëlzen Berisha përfshihet në çështjen ‘Xhafaj’; çfarë shkruan djali i ish-kryeministrit

Edhe Shkëlzen Berisha përfshihet në çështjen

Edhe Shkëlzen Berisha është përfshirë në çështjen ‘Xhafaj’, skandali më i fundit që ka goditur qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha shkruan shkurtimisht: “Xhafa qimen e nderron por zakonin se harron.”

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Të fundit