Flash News

KRYESORE

Edhe shqiptarët me ‘veto’ për emrin e Maqedonisë, Nikos Kotzias: Ky është propozimi që nuk pranojnë

Çështja e emrit të Maqedonisë nuk përfshin vetëm maqedonasit dhe grekët, por edhe faktorin shqiptar brenda këtij shteti.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka pranuar rolin e shqiptarëve në këtë temë, sa i përket emrit të ri të shtetit të Maqedonisë. Në një intervistë për televizionin ‘ANT1’, Kotzias ka theksuar se emri “Sllavo-maqedonia” hidhet poshtë nga shqiptarët pasi kjo i përjashton si komponent të shtetit.

“Qeveria ka deklaruar se po diskuton një emër kompleks për të gjitha përdorimet. Emri ‘Sllavo-maqedonia’, i referohet sllavëve, që janë një nga komponentët e shtetit që sot e quajmë FYROM. Shqiptarët e kundërshtojnë drejtpërdrejt çdo emër si “Sllavo-maqedonia”, sepse ata besojnë se i përjashton si komponent i këtij shteti”, ka deklaruar Kotzias.

Ditën e djeshme ish zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë, Bujar Osmani, ai që zhvilloi një takim pune me Nikos Kotzias për këtë temë.

Miratohet ligji në Parlamentin e Maqedonisë, gjuha shqipe zyrtare në të gjithë vendin

Të fundit