Flash News

KRYESORE

Edhe simbole për personat me aftësi të veçanta, 290 emoji të reja do të shtohen këtë vit

Unicode ka publikuar gjatë ditës së sotme listën e re të emoji për vitin 2019, e cila sjell 290 simbole të reja. Lista tashmë është përfunduar dhe kanë ngelur pak muaj derisa të mbërrijë në telefonët tanë.

Unicode do të lançojë përditësimin në muajin mars, por iu duhet pak kohë aplikacioneve dhe sistemeve operative t’i integrojnë karakteret e reja. Sipas Emojipedia simbolet e reja do të shfaqen tek telefonët në muajin prill.

Unicode gjithashtu ka përmirësuar disa prej simboleve. Emoji i zemrës, i rrethit dhe katrorit ofrohen në ngjyra të plota ylberi.

Janë shtuar me dhjetëra emoji që përfaqësojnë njerëzit me aftësi të veçanta, të cilët kanë humbur shikimin apo dëgjimin.

Të fundit