Flash News

KRYESORE

Edhe Stojku me parti të re? Deputeti: Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe 3 ditë zgjat

Edhe Stojku me parti të re? Deputeti: Kurrë mos thuaj kurrë,

Deputeti i opozitës, Edmond Stojku ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të krijojë një parti të tijën.

Ai tha se është një individ me 34 vite eksperiencë pune në jetën e tij si mjek, madje ka drejtuar edhe insitiucione dhe është i përgatitur për të drejtuar një parti.

"Kurrë mos thuaj kurrë, çudia më e madhe zgjat 3 ditë, kohën përpara e kemi, koha pret. I rëndësishëm është rikthimi në origjinë, që do të hynë 140 deputetë që shqiptarët do t'ua dinë emrin e nga vijnë. Unë sot jam një individ që kam 34 vite punë në pozicionin e mjekut. Kam drejtuar institucione. Kam një sipërfaqe elektorale e shpesh herë jam mundësi e zgjidhjes, unë nuk kam frikë nga e vërteta, se në momentin që do të kemi do të iki", tha Stojku për "Report tv".

Kujtojmë se deri tani, se nën siglën e kujt partie do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme deputët e opozitës parlamentare, e kanë konfirmuar Myslim Murrizi dhe Halit Valteri me partinë e tyre të re "Lëvizja Demokratike Shqiptare", Rudina Hajdari me partinë e re "Nisma" dhe Andi Përmeti me "Bindjen Demokratike".

Të fundit