Flash News

KRYESORE

Edhe studentët e UPT-së kërkojnë llogari për zgjedhjet: Po na mohohet krejtësisht vota

Pas kërkesës së studentëve të Universitetit të Tiranës për anulimin e zgjedhjeve, edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës i janë me një letër rektorit Andrea Maliqari lidhur me zgjedhjet që do të zhvillohen më 12 qershor për rektor dhe për Senat Akademik.

Në letër ata theksojnë se vota po u mohohet pasi ata nuk mund të jenë pjesë e zgjedhjeve. Studentët shtrojnë disa pyetje lidhur me procesin zgjedhor në universitete.

1- Si mund të mbahen zgjedhjet kur studentët janë në pamundësi votimi?

2- Cili është qëndrimi i UPT-së lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për zgjedhjet më 12 qershor?

3- Është marrë ndonjë vendim nga Rektori apo Senati për urdhrin e Ministrisë së Arsimit?

4- Do mbahen zgjedhjet në Universitetin Politeknik apo jo?

Më poshtë kërkesa e studentëve

 

Të fundit