Flash News

KRYESORE

“Edhe unë jam shtatzënë meqë po i themi të gjitha”, kjo është goditja finale për Khloe Kardashian

Ditën e djeshme Khloe Kardashian është përballur me lajmin më të keq të jetës saj, ku babai i vajzës që pret të linde e ka tradhtuar atë me disa vajza.

Lajmi u publikua fillimisht nga “TZM” dhe u përhap në të gjithë botën. Tristan duket se nuk e ka dashur aq shumë Khloe Kardashian e cila rrezikon të sjellë në jetë vajzën e saj para kohës së caktuar.

Ajo ishte vendosur në Cleveland për të pritur ardhjen në jetë të bebes dhe për të rritur aty vajzën por si duket gjerat morën rrjedhë tjetër pas publikimeve të videove të “Tristan tradhtarit”. E gjithë familja e saj ka fluturuar për në Cleveland për të qenë pranë Khloe, së cilës i kanë nisur kontraksione të hershme për shkak të gjendjes që po përjeton.

Por sikur të gjitha këto nuk do mjaftonin, një tjetër skandal ka dalur në dritë. Vajza me të cilën Tristan ka tradhtuar Khloe Kardashian mund të jetë shtatzënë.

Stephanie që u pa në video me Tristan dhe pretendon se është shtatzënë dhe ndoshta pret fëmijën e yllit të NBA-së. “Edhe unë jam shtatzënë, meqë po i themi të gjitha”, ka shkruar ajo në Instastory.

Pas gjithë këtyre lajmeve, Khloe është e shkatërruar por po mundohet të ruaje qetësinë për shëndetin e vajzës saj  dhe madje disa burime thonë që ajo do të lejojë Tristan që të jetë i pranishëm në lindjen e vajzës.

 

 

Të fundit